Zgjedhjet lokale 2015

Partia çame e Artur Dojakës, vetëm në zgjedhje; mbështetje kandidatëve të pavarur

Ndërsa po konfirmohen ose përgënjeshtrohen lajmet e fundit mbi aleancat politike në këto zgjedhje lokale, nga burime konfidenciale, DITA mëson se Aleanca Popullore e Artur Dojakës do të dalë vetëm këto zgjedhje.

Burime pranë AP bëjnë të ditur se ndërkohë janë bërë edhe marrëveshjet e para me disa nga kandidatët e 61 njësive vendore, dhe të tjera do të arrihen ditët në vijim.

Në fakt, gjatë takimit që Aleanca Popullore e Dojakës organizoi para pak ditësh me shoqërinë civile, kreu i saj Artur Dojaka i mëshoi mbështetjes së kandidatëve të pavarur kudo që ata kandidojnë.

Një ditë më pas, një takim i tij me kolegët aleatë si Skënder Gjinushi e Paskal Milo u keqinterpretua si përgatitje e ndonjë formati të ri bashkëpunimi për zgjedhjet, por burimet pohojnë se bëhej fjalë për një takim kortezie mes kolegësh.

Me këtë vendim të AP-së së Dojakës, pritet që tabloja e zgjedhjeve administrative të 21 qershorit të bëhet tejet interesante.

Kandidatë të rinj hyjnë në lojën elektorale, duke u parë si mundësi e shprehjes së votës nga shumë të majtë të zhgënjyer nga qeverisja aktuale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button