Politika

Hoffman: Reforma në drejtësi, duhet gjetur gjuha e dialogut politik

Gjuha e dialogut politik për reformën në drejtësi duhet gjetur sa më shpejt, pasi është e rëndësishme për integrimin. Ambasadori gjerman Helmut Hoffman tha në takimin e organizuar me pesë deputetët e Bundestagut gjerman se theksi vendoset gjithmonë tek kjo reformë.

“Kjo vizitë ka ardhur në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën integruese të saj. Pas gjithë takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit politik në Shqipëri është bërë një pasqyrë e 5 prioriteteve ku edhe njëherë është vënë theksi tek Reforma në Drejtësi. Prandaj edhe njëherë palët politike shqiptare duhet të gjejnë gjuhën e dialogut sa më shpejt për këtë reformë”, tha Hoffman.

Ambasadori gjerman foli në një tryezë të organizuar nga ambasada gjermane, me temë “Dialogu politik pëertej kufijve partiak – qëllimet e përbashkëta kanë nevojë për zgjidhje të përbashkëta”.

Shqipërinë po e vizitojnë pesë anëtarë të Bundestagut gjerman, të majtë e të djathtë: Peter Weiss, anëtar i Bundestagut gjerman,Kryetar i grupit parlamentar Gjerman për Evropën Juglindore (CDU/CSU), Josip Juratovic, anëtar, zv. Kryetar (SPD), Andreas Lammel,anëtar, Peter Beyer,anetar dhe Dirk Vopel, anëtar i Bundestagut gjerman të grupit parlamentar gjerman për Evropen Juglindore (SPD).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button