Politika

Bushati: Samiti i Parisit mundësi e afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha diten e mërkurë se kemi diskutuar me kolegët për Samitin e Parisit që vjen në vazhdën e  Samiteve të organizuara në Berlin (2014) dhe Vjenë (2015) dhe si mundësi e afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

Në një postim në statusin e tij ne Facebook, ministri i Jashtëmm, Bushati, shprehet: “Diskutim i njëmendshem me kolegët e vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit. Samiti i Parisit vjen në vazhdën e Samiteve të organizuara në Berlin (2014) dhe Vjenë (2015)”.

Bushati thekson se “Samiti i Parisit duhet të afrojë më tej vendet e rajonit me Bashkimin Evropian nëpërmjet projekteve konkrete në transport dhe energji. Ai duhet të krijoje mundësi reale për të rinjtë e rajonit mobilitetin tyre, kualifikimeve profesionale dhe njohjen e ndërsjellë të diplomave”.

“U angazhuam për marrjen e masave të nevojshme për të paraqitur arritje konkrete në Samitin e Parisit”, shkruan Bushati

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button