Kosova

Hoxhaj takon ambasadorin e Australisë, interesim për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zyrtar ambasadorin jo-rezident të Australisë në Kosovë, Brendon Hammer, të cilit i uroi mirëseardhje dhe suksese në punën si ambasador.

Ministri Hoxhaj e falënderoi ambasadorin Hammer për kontributin e deritashëm të Australisë në shtet-ndërtimin dhe proceset e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Të dy shkëmbyen pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimet në nivel global dhe reflektimet e mundshme në Evropë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hoxhaj shprehu interesin Kosovës që të intensifikohen marrëdhëniet dy-palëshe më Australinë në rrafshin politik dhe sidomos në atë ekonomik duke folur për sektorë që janë të interesit të përbashkët për të dyja vendet. Po ashtu, Hoxhaj kërkoi mbështetjen e Australisë në lobimin për njohje të reja dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Jemi të interesuar t’i thellojmë marrëdhëniet ndërshtetërore me Australinë, duke pasur parasysh raportet e shkëlqyeshme që kemi pasur deri më tani. Thellimin e bashkëpunimit, përveç se në planin politik, synojmë ta bëjmë edhe në sektorin ekonomik ku Kosova dhe Australia kanë interes të përbashkët. Presim nga Australia përkrahje në procesin e njohjes së Kosovës si dhe në iniciativat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, deklaroi Hoxhaj.

Ambasadori Hammer shprehu gatishmërinë e Australisë për mbështetje ndaj Kosovës dhe për intensifikimin e marrëdhënieve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button