Bota

Sulmet në Bruksel, një nga kamikazët kishte punuar në Parlamentin Europian

Njëri prej atentatorëve të Brukselit, i cili hodhi vetën në erë, kishte punuar si pastrues në Parlamentin Europian. Ka qenë vet institucioni europian që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Sipas një deklarate të Parlamentit, ai kishte punuar dy muaj në total, një në verën e vitit 2009 dhe një tjetër në verën e vitit pasardhës, mirëpo nuk kanë bërë të njohur identitetin e tij.

Mirëpo, sipas burimeve, mësohet se bëhet fjalë për Najim Laachraoui, njëri prej atentatorëve në Aeroportin e Brukselit.

Në të njëjtën deklarate, Parlamenti këmbëngul se firma që kishte fituar të drejtën për pastrimin e ambienteve ka provuar se personi nuk kishte asnjë të kaluar kriminale.

Për Najim Laachraoui dyshohet se ka qenë pjesëmarrës edhe në sulmet e Parisit. Ai është identifikuar si njëri prej dy kamikazëve që shënjestruan Aeroportin Zaventem.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button