Kosova

Jahjaga dërgon sot marrëveshjen për asociacionin në Gjykatën Kushtetuese

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të dërgojë sot në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur më 25 gusht mes Kosovës dhe Serbisë për asociacionin e komunave serbe.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, këshilltari i presidentes për çështje juridike, Selim Selimi. Ai nuk ka dhënë detaje tjera se në çfarë kohe do të dërgohet apo diçka tjetër duke thënë se do të na informojë më vonë.

Kjo iniciativë e Jahjagës vjen pas bisedave që kishte me përfaqësues të pozitës dhe opozitës. Me këtë veprim presidentja po mundohet të kthej normalitetin në Kuvendin e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button