Kosova

“Simboli i Lirisë” film premierë për Adem Demaçin

“Simboli i lirisë”, titullohet filmi dokumentar kushtuar Nderit të Kombit Adem Demaçi, i cili do të shfaqet premierë sot në mbrëmje në Kinemanë ABC.

Ky film bëhet me rastin e 80 vjetorit të lindjes dhe të veprimtarisë atdhetare të Adem Demaçit, ku RTK do t’i japë një mirënjohje të veçantë Demaçit, i cili ka qenë një mandat kryetar i Bordit të drejtorëve të RTK-së për kontributin e tij në përparimin e fjalës së lirë dhe zhvillimin e transmetuesit publik – RTK-së.

Filmi është realizuar nga RTK, ndërsa ideja dhe skenari është bërë nga Nuhi Bytyçi, regjia Ilir Kabashi, muzika Ilir e Korab Shaqiri dhe montazhi Mellani Devexhiu.

Adem Demaçi lindi më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë. Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.ftesa-per-promovim-te-dok-demaci

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.

Sot ai angazhohet për të drejtat e pakicave në Kosovë dhe respektohet shumë nga vendorët dhe të huajit. Ishte (2005-2007) kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Related Articles

Nje koment

  1. RRESPEKT KETIJ BURRI ..KETIJE ZOTNIJE … KY E MERITON TE DREJTOJE KOSOVEN …. DHE JO HAJDUTAT THACI MAUSTFAI …QE JA SHITEN SERBIT GJYSMEN E TOKAVE ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button