Politika

Regjistrimi audio i Ramës, PD: Ky është një skandal, prokuroria të hetojë

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të nisë hetimet mbi përgjimin e regjistrimit audio të Edi Ramës në Shkodër, të publikuar dje nga ish-kryeministri Berisha.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka akuzuar kryeministrin se po përdor strukturat e shtetit për qëllime elektorale për zgjedhjet lokale të qershorit.

Sipas tij, Rama jep urdhra ndaj drejtorëve dhe shefave të drejtorive se do të mbajnë përgjegjësi personale për votat e marra në çdo qendër votimi.

“Rama dhe Meta po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet, – tha Paloka. – Ky është një skandal dhe kjo tregon se populli shqiptar është zhytur në llumin e antiligjit. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë te hetojë menjëherë dhe OSBE-së dhe ODIHR-it të marrin në shqyrtim dhe masa për të verifikuar këtë skandal”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button