Kosova

Përfundon protesta kundër themelimit të Gjykatës Speciales

Organizatat e dala nga lufta kanë përfunduar protestat para Kuvendit të Kosovës, duke porositur deputetët që mos të kthehen në vazhdimin e seancës, ose edhe nëse kthehen të mos votojnë ndryshimet kushtetuese.

Dhjetëra përfaqësues të veteranëve dhe Lëvizjes Vetëvendosje zhvilluan protestë para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.

Ata kërkuan nga deputetët që të mos e votojnë Gjykatën Speciale. Para godinës së Kuvendit ndodhej edhe një numër i madh i Policisë së Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dolën para protestuesve, të cilëve iu kanë thënë se si opozitë po mundohen t’i bindin deputetët mos ta votojnë Gjykatën Speciale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button