Politika

Meta takon Ombudsmanin Sorensen, çmon mbështetjen daneze

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua të martën me Ombudsmanin e Danimarkës, Jørgen Steen Sørensen, me të cilin vlerësoi mbështetjen daneze ndaj institucionit të Avokatit të Popullit.

Ilir-Meta-priti-sot-Ombudsmanin-e-Danimarkës-z.-Jørgen-Steen-Sørensen-1Kryeparlamentari tha se Kuvendi inkurajon forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve homologe, ndërsa theksoi se Danimarka përbën një shembull të demokracisë dhe respektit të të drejtave të njeriut në botë.

Meta vuri në dukje se, Kuvendi dhe Avokati i Popullit janë në bashkëveprim të vazhdueshëm në interes të proceseve demokratizuese të vendit dhe në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe të të drejtave të qytetarëve, veçanërisht të pakicave në nevojë.

Ombudsmani Sørensen pasi vlerësoi zhvillimin dhe forcimin e institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri gjatë viteve të fundit u shpreh se qëllimi i vizitës në Tiranë është identifikimi i prioriteteve të tjera me qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes institucioneve homologe në të dy vendet.
Ilir Meta priti sot Ombudsmanin e Danimarkës z. Jørgen Steen Sørensen (2)

Në përfundim të takimit, Meta shprehu mbështetjen e Kuvendit për aktivitetin e Avokatit të Popullit, në ushtrimin e detyrës së tij larg ndërhyrjeve politike, duke nënvizuar se suksesi i punës së këtij institucioni të rëndësishëm rrit ndjeshëm besueshmërinë e Shqipërisë përballë partnerëve të saj ndërkombëtarë. Në këtë drejtim, Shqipëria e çmon mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës dhe Ombdusmanit të saj.

Ombudsmani Sørensen shoqërohej në takim nga ambasadori danez në Shqipëri, Mads Sandau-Jensen. I pranishëm gjithashtu në takim ishte edhe Avokati i Popullit të Shqipërisë, Igli Totozani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button