Kosova

Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë

Të rinjtë e opozitës kanë dalë para qeverisë së Kosovës me një aksion simbolik, ku kanë vendosur në rrethimin e godinës së qeverisë dhe të Kuvendit një shirit mbi të cilën shkruan “Vendi i krimit: këtu rrinë shkelësit e Kushtetutës”.

Të rinjtë e opozitës thanë se përmes këtij aksioni simbolik kërkojnë dorëheqjen e qeveritarëve dhe se këtë besojnë do të arrihet edhe me protestën paqësorë më 9 janar.

Endrit Hoxha nga Nisma për Kosovën, tha se përmes këtij aksioni dëshirojnë të dënohen ata që e kanë shkelë kushtetuesen, e që sipas tij, dënimi më i mirë i qeverisë është largimi.

“Sot opozita e bashkuar ka vendosur ta mbajë këtë aksion simbolik, duke e vendosur këtë shirit ku shkruan “vendi i krimit: shkelësit e kushtetutës”, për shkak se marrëveshjet e qeverisë u shpallën antikushtetuese dhe siç e dimë krimi dënohet. Dënimi i krimit të qeverisë është dorëheqja. Ne të rinjtë do të dëshironim që mesazhi jonë të mos jetë zhgënjyes dhe dekurajues për të gjithë të rinjtë e tjer ë. Por fatkeqësisht qeverisja PDK-LDK-Lista Srbska gjatë mandatit të tyre qeverisë kanë pasur vetëm një objektiv sistemazimi dhe legalizimin e ndërhyrjeve legale serbe në Kosovë”, tha ai.

Përderisa, deri sot opozita ka kërkuar anulimin e dy marrëveshjeve të 25 gushtit, Gurjeta Zeka nga Lëvizja Vetëvendosje tha se tani ata kërkojnë edhe dorëheqjen e atyre që kanë përmbyt rendin kushtetues.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të shtunën në ora 14:00 të na bashkohen te biblioteka kombëtare për të marshuar drejt sheshit Skënderbe për të protestuar për një shtet me sovranitet dhe kundër qeverisë antikushtetuese”, tha Zeka.

Ata besojnë se në protestën paqësore të 9 janarit, do të bashkëngjiten shumë qytetarë dhe kështu do të përmbushet vullneti i tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button