Politika

“E dinte që Berisha do të shpallej “non grata” nga SHBA”/Basha reagon ndaj deklaratës së Nishanit: Shpifje e ulët

Kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani i cili është shprehur gjatë një interviste televizive se “Basha e dinte se Berisha ishte shpallur ‘non grata’ në SHBA”.

Basha shprehet se “e kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim me të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta” .

“Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë”, deklaron Basha.

Ai nënvizon se “këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj”.

Gjatë një interviste televizive, ish-presidenti Nishani deklaroi se Basha e ka ditur që ish-kryeministri Sali Berisha do të shpallej “non grata”. Sipas tij, Basha afroi edhe datën e zgjedhjeve brenda PD pikërisht për këtë arsye.

“Lulzim Basha e dinte se Berisha do të shpallej “non grata”. Kjo çështje ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së, sepse Berisha është themeluesi dhe lideri historik. Jam i bindur që Basha ka afruar datën e zgjedhjeve sepse ka patur dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës”,është shprehur Nishani .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button