Politika

PS-Balla: Gati ta votojmë që nesër rezolutën në Kuvend

Partia Socialiste përshëndeti sot qëndrimin parimor të dy përfaqësuesve të Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, e shprehur në deklaratën e tyre të përbashkët, lidhur me zgjidhjen e krizës parlamentare në Shqipëri, ndërsa u shpreh e gatshme që të votojë që nesër në Kuvend një rezolutë të përbashkët.
Balla-PS“Deklarata e tyre është në një linjë me qasjen parimore që ka Parlamenti Europian dhe që tashmë i takon Kuvendit të Shqipërisë ta mbështesë tërësisht. Jemi gati të kemi këtë qëndrim parimor në një rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë dhe ta votojmë që nesër së bashku me deputetët e Partisë Demokratike në parlament. Le të shpresojmë, që PD është gati të kthehet në punë dhe të votojë bashkë me ne këtë rezolutë, fjalë për fjalë siç është”, thuhet në një deklaratë për shtyp të PS-së, të publikuar për mediat nga nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Në pritje të reagimit të PD-së, vijon deklarata, ne do të shohim mundësinë që sidoqoftë ta votojmë që nesër këtë dokument, si shprehje të palëkundur të shumicës parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button