Kosova

Thaçi: Kosova dhe Kroacia, miqësi të thellë dhe shumë gjëra të përbashkëta

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi  priti sot ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviç.

“Kemi marrëdhënie të shkëlqyera mes dy shteteve tona dhe tani duhet të kërkojmë mënyra për të zgjeruar këtë bashkëpunim edhe në rrafshin ekonomik”, u shpreh zëvendëskryeministri Thaçi.

Thaçi theksoi se Kosova dhe Kroacia kanë miqësi të thellë dhe shumë gjëra të përbashkëta. Ai gjithashtu e falënderoi ambasadoren kroate për mbështetjen që shteti i saj po vazhdon t’i japë Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ambasadorja Kapitanoviç u shpreh se Kroacia dhe Kosova gëzojnë raporte të shkëlqyera dhe se këto marrëdhënie veçse po thellohet edhe më shumë.

Ambasadorja Kapitanoviç nënvizoi se në të dy vendet diaspora respektive kontribuojnë në thellimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Në fund, ambasadorja Kapitanoviç tha se Kroacia e mbështet Kosovën në aspiratën për t’u bërë anëtare e BE-së dhe e NATO-s dhe se shteti i saj do të vazhdojë t’i japë përkrahje konkrete Kosovës në këto procese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button