Politika

Rama takim me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit, bashkëpunim për zonat e mbrojtura dhe në turizëm

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë vijuar takimet në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Japoni. Rama ka publikuar foto nga takimi me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë. Më herët, Kreu i Ekzekutivit zhvilloi takim me me drejtues të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar ku u diskutua për një sërë projektesh me rëndësi.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë zyrtare në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni, nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojnë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.


Shqipëria do të bashkëpunojë me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JAICA), për projekte në zonat e mbrojtura si dhe në fushën e turizmit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur detaje nga takimi i zhvilluar me përfaqësues të kësaj Agjencie në nisje të vizitës zyrtare në Tokyo. Ministrja shprehet se në takimin me drejtuesit e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, u diskutua për projekte të rëndësishme për zonat e mbrojtura, konkretisht në lagunat dhe parqet kombëtare.

Ajo thekson se dhe turizmi zë një vend kryesor në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe dakordësuam të bashkëpunojmë në këtë sektor.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button