Politika

Vajza e Namik Dokles i përgjigjet Braçes: Blushi ka vlera, s’duhet parë si ai që braktis shokët në mes të betejës

Vajza doktoreshë e Namik Dokles del në mbrojtje të deputetit, Ben Blushit dhe i përgjigjet Erion Braçes. Në një postim në faqen e saj në Facebook, Anika Dokle thotë se “Blushi nuk duhet konsideruar si ai që braktis shokët”. Një ditë më parë ishte vetë Braçe që tha se nuk do ti linte shokët në mes të një beteje.

Statusi i Dokles

E MAJTA bëhet me të majtë!! Ben Blushi ka një vlerë të madhe, në këndveshtrimin tim. Ai bëri që plot socialistë të thjeshtë të ndihen të përfaqësuar (përfaqësim ky i munguar këto dy vjet). Dhe si një zë i fuqishëm brenda të majtës nuk duhet konsideruar si ai që braktis shokët në mes të betejës. Duhet konsideruar si zëdhënës i atyre që politika e të djathtëve brenda PS braktisi prej dy vjetësh, sidomos njerëzit e punës. I gjithë ky debat do të tingëllonte i natyrshëm në një parti me demokraci të brendshme. Kjo duhet të ishte kohë për refleksion dhe jo diversion, të cilin natyrshëm nuk mund ta bëjnë milionerët brenda të majtës. (E kënaqur, sepse ndihem e përfaqësuar!)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button