Kosova

Vuçiç-Kurti, “do ketë kthesë”? Shpresë këtë radhë për takimin në Bruksel!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç takohen në 14 shtator në Bruksel, e konfirmuar kjo nga kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e këtë radhë, duket se ka shpresa për kthesë nga ana e të dy liderëve, që kanë vazhduar t`i qëndrojnë me kokëfortësi pozicioneve të tyre.
Lajçak u kujdes të takohej në veçanti me secilin prej tyre javën që shkoi, dhe t`u rikujtonte se të gjitha marrëveshjet e dialogut janë të vlefshme e duhen zbatuar plotësisht dhe pa zvarritje të mëtejshme.
“Në Bled, pata një bisedë me kryeministrin Kurti. Diskutuam mbi përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, me përqendrim tek normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i deklaratës së BE-së të 3 qershorit. Po ashtu kam ngritur shqetësimin rreth situatës në veri të Kosovës”, shkroi  Lajçak në Facebook.
Nga Bledi, i dërguari i BE-së udhëtoi drejt Beogradit, ku takoi Aleksandwr Vuçiç. Ai dha shpjegime edhe për këtë përballje duke treguar se “kishin folur me detaje mbi tentativat për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e gjitha marrëveshjeve të dialogut.
“Ua kam kujtuar të dy dyve se ujditë e dialogut duhen implementuar siç janë, pa kushte e pa vonesa”, u shpreh ai.
Takimi i fundit mes dy liderëve ishte majin e këtij viti vetëm pak kohë pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, zgjedhje këto të cilat u bojkotuan nga serbët lokalë. Ai takim, nuk prodhoi rezultate të mëdha, por përballja e radhës zhvillohet në rrethana të reja tashmë, me Prishtinën zyrtare që ka përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri, është pajtuar për organizimin e zgjedhjeve të reja e ne këto kushte, kërkon nga BE-ja heqjen e  masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button