Politika

Zv/kryeministrja apel Prokurorisë: Hetim të drejtë dhe të shpejtë për Elez Gjozën

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka reaguar në lidhje me procedimin nga policia të kreut të njësisë administrative nr.2 në kryeqytet, Elez Gjoza. Ajo i ka kërkuar Prokurorisë hetim të drejtë, të plotë dhe të shpejtë të këtij rasti.

“Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj administratorit të Njësisë Bashkiake nr.2,Elez Gjoza, i cili nga ka konsumuar veprën penale të ‘Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike’, ‘Korrupsioni pasiv në zgjedhje’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, me regjistrimin 70 persona ne mënyre fiktive sikur ishin pjese e banesës se tij me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 majit  të këtij viti.

I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë një hetim të plotë, të drejtë dhe të shpejtë të rastit si dhe do të marrë të gjitha masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar  në lidhje me procedurat e filluara  nga ana e Sektorit të Hetimit dhe Korrupsionit”, thuhet në deklaratën e zv/kryeministres.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button