Politika

Meta në Londër: Britania e Madhe, rol në forcimin e stabilitetit në Ballkan

“Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të Britanisë së Madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas Brexit”, deklaroi sot presidenti Ilir Meta, duke nënvizuar rolin kyç të Britanisë së Madhe për forcimin e stabilitetit në Ballkan.

Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti Ilir Meta u prit sot nga Sir Alan Duncan, Ministër për Europën i Britanisë së Madhe.

Ministri Duncan dhe Presidenti Meta ndanë qëndrime të njëjta mbi zhvillimet në rajon, progresin historik të Maqedonisë së Veriut si dhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, që të konkludojë në arritjen e një marrëveshje që do të forcojë stabilitetin dhe të ardhmen europiane të gjithë rajonit.

Ministri Duncan siguroi Presidentin Meta se Britania e Madhe do vijojë të jetë prezente në Shqipëri dhe në rajon me qëllim, konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushat e sigurisë, të luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve në të ardhmen në nivele më të larta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button