Bota

AFP zgjedh Trumpin si personalitetin e vitit, në listë edhe çifti Obama

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u zgjodh personaliteti më me shumë reputacion apo influencë i vitit 2016 nga agjencia franceze e lajmeve, AFP, para presidentit rus, Vladimir Putin dhe turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ashtu si vitin e kaluar, gazetarët e AFP-së në të gjithë botën, kushdo qoftë gjuha e tyre e punës, kombësia apo specializimi i tyre (tekst, foto, video) janë shprehur për një përzgjedhje të personaliteteve nga të gjitha fushat që kanë bërë aktualitetin e vitit që po ikën.

Në pikën e një lëvizjeje të përgjithshme të mosbesimit kundrejt elitave tradicionale në vendet demokratike, Donald Trump kryeson në këtë klasifikim dy drejtuesit që kanë sfiduar Perëndimin, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan.

Gazetarët kanë bërë zgjedhjen e tyre në bazë të një liste me emrat e 30 personaliteteve zgjedhur nga kryeredaktorët e fushave të ndryshme të gazetarisë.

Më poshtë vijojnë 10 personalitete që janë zgjedhur nga rreth 300 gazetarë që kanë marrë pjesë në këtë votim:

-Donald Trump

-Vladimir Putin

-Rexhep Taip Erdogan

-Hillary Clinton

-Nigel Farage

-Bachar al-Assad

-Barack Obama

-Papa Françesku

-Bob Dylan

-Michelle Obama

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button