Politika

Fleckenstein: Reforma, brenda qershorit. Atëherë do të hapen negociatat

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian, jep arsyet përse politika shqiptare nuk ka shumë kohë në dispozicion për të miratuar Reformën në Drejtësi.
“Ne gjithashtu kemi probleme në Bashkimin Europian, por Reforma në Drejtësi duhet të jetë miratuar përpara pushimeve të verës. Të paktën të keni përfunduar këtë fazë, pasi zbatimi do të marrë më shumë kohë dhe rruga pastaj do të jetë shumë e qartësuar. E them këtë, pasi ne do të merremi me zgjedhjet në Francë dhe Gjermani, që do të thotë se për disa vite do të ketë një ndalesë, pra nuk ka për të pasur shumë zhvillime. Nuk më pëlqen kjo situatë. Nuk më pëlqen me vendin tim, por është një fakt. Pra duhet ta kapim së bashku këtë moment tani deri në pushimet e verës. Për ju në bërjen e detyrave të shtëpisë dhe për ne në Bruksel”, tha Fleckenstein.
Po kreu i opozites Basha, a i ka premtuar zotit Fleckenstein miratimin e reformës brenda verës?.
“Si mund të premtoj diçka që nuk e kam në dorë unë? Ne do të bëjmë pjesën tonë, e kemi bërë pjesën tonë dhe do të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë”, tha Basha.
Fleckenstein mendon se, me një reformë në drejtësi të miratuar, nuk ka arsye për të bllokuar çeljen e negociatave nga BE-ja. Ndërsa për “Dekriminalizimin”, raportuesi për Shqipërinë dha një përgjigje, që mund të jetë surprizë për opozitën.
“Ligji i miratuar në Parlament është një zgjidhje shumë e qartë.  Zbatimi është pak i vështirë, në mënyrë të veçantë për ata që tashmë janë të zgjedhur. Mund të jetë shumë më e lehtë për zgjedhjet e ardhshme. Gjithsesi unë nuk jam një ekspert për sa u përket ligjeve, sikurse nuk jam një prokuror dhe nuk merrem me këto çështje”, tha Fleckenstein.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button