Politika

Basha-Mustafa: PD mbështetje nismave për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në një takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i cili shoqërohej nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi si dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala.

bashaBasha e vlerësoi këtë vizitë si një moment të rëndësishëm në rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Basha ritheksoi në këtë takim vendosmërinë dhe angazhimin e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare për të mbështetur të gjitha nismat që synojnë zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm, ekonomik, institucional, kulturor, tregtar, investimet e ndërsjellta dhe çdo masë tjetër harmonizuese në dobi të rritjes së mirëqenies së qytetarëve të të dy vendeve dhe integrimit sa më të shpejtë në Bashkimin Europian.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i cili shoqërohej nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi si dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala

Kryeministri Mustafa e falënderoi zotin Basha për kontributin e jashtëzakonshëm dhe të vazhdueshëm të Partisë Demokratike në qeverisje dhe në opozitë për Kosovën, njohjen e plotë të pavarësisë së saj dhe përpjekjet për realizimin e projektit madhor të integrimit euroatlantik të Kosovës.

Në takim u vlerësua fakti që Republika e Kosovës është shndërruar në një shembull të respektimit të të drejtave të njeriut dhe në një faktor stabiliteti e bashkëpunimi në rajon.

Basha ka vlerësuar progresin e rëndësishëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, pjesë e rëndësishme e së cilës ishte dhe marrëveshja e arritur për drejtësinë. Vijimi i mëtejshëm i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve në terren ka një rëndësi të madhe, si përsa i përket mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, por edhe për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button