Zgjedhja e kryeprokurorit/ Berisha bën deklaratën e fortë: Do të djegim mandatet
Sali Berisa tha se opozita nuk do të bojkotojë Parlamentin, por do të djegë mandatet e tyre.
“Dua të sqaroj çdo shqiptar se sot në parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje.
Kërkova fjalën për procedurë, por kryetari i Parlametnti më kërkoi që të flisja pas parafolësit, dhe kështu u veprua.
U nisa drejt platformës për të thënë 3 minuta fjalë të miat për procedurë, po Rama urdhëroi mercenarët, shefin e rojeve të Gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentit.
Pasi kryetari jep fjalën, një “cub”, një fundërrinë pa as një moralitet njerëzor, pa asnjë parim, urdhëron rojet të dalin përpara të më ndalojnë të folurit. Fjalën time e ndaloi Rama, jo Ruçi.
Në këtë parlament të dhunuar në këtë shkallë ekstreme, nuk ka bashkëjetesë, dhe me këtë që bëri sot Rama dhe zgejdhjen e prokurorit të Përgjithshëm, i detyron qytetarët të rrezojnë këtë qeevri.
Mijëra qytetarë kanë ardhur nga gjithë Shqipëria të mbrojnë vendin e tyre, Kushtetutën e tyre.
Në Parlament duhet të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve.
S’ka ndodhur kurrë që deputetit t’i ndalohet fjala në Kuvend”, u shpreh Berisha.