Zgjedhjet lokale 2015

Leli: Pronat e vlonjatëve do të regjistrohen dhe rivlerësohen

“Pronat e të gjithë vlonjatëve do të regjistrohen dhe rivlerësohen duke i rritur vlerën. Do të keni angazhimin tim maksimal si kryetar bashkie që çështja e pronave të zgjidhet një herë e përgjithmonë. Unë do të bëj maksimumin tim që në katër vitet e ardhshme të pajisen të gjitha pronaret e Vlorës me dokumentacion të rregullt. Ne do të bëjmë maksimumin në lidhje me dokumentacionin që i përket Bashkisë së madhe të Vlorës. Do të ngremë një zyrë enkas për këtë çështje”. Kështu u shpreh kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, në një takim me qytetarët.

Dritan Leli (1)Sipas tij, ndryshimet në infrastrukturë që do të ndodhin në katër vitet e ardhshme do të bëjnë që çdo pronë e vlonjatëve të vlejë të paktën dyfish. Ne do të punojmë për të ofruar një Vlorë të re, u shpreh Leli, duke vënë theksin tek projekti për ndërtimin e një fushe sporti dhe aeroportit, i cili do të jetë i dyti në vend për nga rëndësia.

“Qeveria është duke studiuar një projekt të ri, atë të Aeroportit të Vlorës. Ky aeroport do t’i japë një rëndësi të veçantë Vlorës dhe do të jetë aeroporti i dytë më i rëndësishëm në vend. Ky projekt madhor do të zhvillojë të gjithë rajonin tonë. Për rininë jemi duke studiuar disa projekte, që nga stadiumi i ri deri tek ndërtimi i terreneve sportive në çdo komunitet. Kemi planifikuar të kemi terrene sportive në çdo rajon të bashkisë tonë të madhe”, u shpreh Leli, në takimin me banorët e rajonit numër katër të Vlorës.

Sipas tij, vetëm në sajë të një bashkëpunimi mes pushtetit vendor dhe atij qendror mund të arrihet një bashkërendim më i mirë i punëve dhe mund të kthehet Vlora në drejtimin e duhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button