Bota

Turqia akuzon Europën: Po eksporton ekstremistët drejt Sirisë

Zyrtarët turq akuzojnë qeveritë perëndimore për përpjekje të vazhdueshme për të eksportuar ekstremistët islamikë nga vendet e tyre drejt Sirisë.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” shkruan se disa zyrtarë të lartë turq kanë rrëfyer për të sesi vende të caktuara të Bashkimit Europian nuk kanë lëvizur gishtin në momentin kur ekstremistë, që figuronin edhe në listat e Interpolit kanë udhëtuar drejt Turqisë e më pas drejt Sirisë.

Më pas, disa prej tyre janë rikthyer në vendet europiane, ku një pjesë janë përfshirë në aktivitet terrorist, siç dëshmuan edhe rastet e Brukselit dhe të Parisit.

“Dyshojmë se arsyeja është se këto vende nuk donin që të mbanin këta njerëz në tokën e tyre. U treguan dembele dhe të papërgatitura dhe pavarësisht vërejtjeve tona, kjo u përsëriste vazhdimisht”, citohet nga The Guardian një zyrtar i lartë i sigurisë turke.

Gazeta britanike thotë se biseda me zyrtarin turk është zhvilluar para sulmeve të fundit në Bruksel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button