Bota

Ushtarakët turq kërkojnë azil në NATO

Një numër ushtarakësh turq të angazhuar në NATO, kanë kërkuar azil në vendet anëtare të aleancës ku shërbejnë pas grushtit të shtetit të dështuar në Ankara.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg tha se ata kanë kërkuar azil në vendet anëtare ku kanë qenë stacionuar fill pas grushtit të shtetit, por nuk dha as emra dhe as shifrën e tyre.

“Disa oficerë turq që punojnë në strukturat komanduese të NATO-s, kanë paraqitur kërkesa për azil në vendet ku janë duke punuar”, tha Stoltenberg.

Ai sqaroi gjithashtu se do të jenë vetë vendet anëtare të NATO-s ku janë dorëzuar këto kërkesa për azil që do të vendosin për to, duke përjashtuar mundësinë që kjo të trajtohet në kuadër të Aleancës.

Turqia ka shkarkuar, pezulluar, dënuar e arrestuar me mijëra persona që prej grushtit të dështuar të shtetit në korrik të këtij viti. Shumë prej tyre janë ushtarakë, megjithëse ka edhe mësues, policë, gjykatës dhe gazetarë.

Në shënjestrën e qeverisë turke janë personat që dyshon se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gylen, i cili akuzohet se qëndron pas grushtit të shtetit. Vetë Gylen e ka mohuar këtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button