Kosova

Rugova: Nuk kandidoj për kryetar të LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, nuk e ka kontestuar emrin e Lutfi Hazirit, aktualisht kryetari i Gjilanit, që të votohet si kryetar i kësaj partie, por ka mohuar mundësinë që ai vetë të jetë kandidat.

Rugova ka thënë se çdo anëtar i LDK-së që është i deleguar mund të votohet dhe të bëhet kryetar i partisë.

“Pse s’mundet me qenë kryetar i LDK-së, Lutfi Haziri. Mundet me qenë normal. Bëhet delegat, kandidon, hyjmë në zgjedhje edhe bëhet. Ka drejt, kur të bëhet delegat, kandidohet sepse pa u bërë delegat nuk ka të drejt”, ka thënë Rugova.

Ai nuk e ka hedhur poshtë që mund të kandidohet edhe vetë për të parin e LDK-së.

“Po Isa është delegat, ka shku delegat, në momentin kur shkojnë delegat, të gjithë i kanë të drejtat e barabarta të kandidohen. Kush po të thotë që s’kandidohem edhe unë. Zgjedhjet janë të lira statuti parasheh, kanë drejt të kandidohen, në vota hyjnë, 355 delegat e qesin kokrrën aty edhe kryhet muhabeti”.

Rugova ka shprehur respekt për figurën e Fatmir Sejdiut, duke thënë se edhe ai mund të bëhet kryetar nëse delegohet dhe merr votat.

“Edhe ai ka drejt në qoftë se vjen si delegat të kandidohet, si të gjithë anëtarët e tjerë të LDK-së. Unë gjithmonë e kam respektuar figurën e Sejdiut”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button