Politika

Zbardhet axhenda/ Qeveria rikthen në Kuvend ligjin për menaxhimin e mbetjeve

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar axhendën për periudhën nga 18 shtatori deri më 13 tetor të këtij viti.

Mes shumë projektligjeve që janë futur për diskutim është edhe dekreti i kthyer nga Nishani për ‘Menaxhimin e integruar të mbetjeve’.

Kështu në muajt e parë të legjislaturës së re qeveria do të ripropozojë ligjin e ndryshuar për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Ndryshimi është debatuar shumë në mandatin e parë të qeverisë Rama, pasi sipas ambientalistëve kishte qëllim importin e mbetjeve nga jashtë.

Por qeveria dhe teksti i projektligjit përcakton vetëm importin e mbetjeve për riciklim që shërben si lëndë e parë për industrinë.

Pavarësisht nga garancitë e dhëna nga Rama, që është përfshirë direkt, opozita dhe një pjesë e Shoqërisë Civile e kanë kundërshtuar fort.

Pas kthimit të dekretit nga Bujar Nishani, tani qeveria “Rama 2” e ka ripropozuar duke filluar procedurat për ta kaluar në Kuvend.

Ligji i ri është brenda kushteve të vendosura nga BE. Në 18 tetor 2016, Bashkimi Evropian konfirmoi qëndrimin e kryeministrit Rama, se ndryshimet e fundit të bërë në ligjin për importin e mbetjeve, janë një domosdoshmëri në kuadër të përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së.

Sa i takon infrastrukturës së kontrollimit doganor, zyra e BE-së bëri me dije asokohe se vendi ynë ka përparuar në këtë drejtim, dhe në këtë aspekt ka pasur një ndihmesë të madhe financiare nga Bashkimi Evropian.

1

2

3

4

5

6

7

8

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button