Politika

Nishani takon anëtarin e Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka zhvilluar sot një takim pune me anëtarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Çović (Dragan Çoviç).

Çoviç fillimisht ka nënshkruar në librin e vizitave dhe me pas ka filluar takimi i punës mes tij dhe Nishanit në selinë e Presidencës së Shqipërisë.

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave, ndërsa nuk ka patur ndonjë konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit.

Kjo vizitë vjen pas vizitës që realizoi në shkurt të këtij viti në Sarajevë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button