Politika

Ambasadorët e BE-së mblidhen në zyrën e Romana Vlahutin

Ambasadorët e Bashkimit Europian në vendin tonë, janë mbledhur në zyrën e Romana Vlahutin për të diskutuar në lidhje me krizën politike në vend, ku opozita është e vendosur të bojkotojë zgjedhjet e 18 qershorit.

Ky takim vjen edhe pas mbërritjes së 7 kongresmenëve amerikanë për të negociuar që PD dhe opozita të bëhen pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Kongresmenët amerikanë pritet të takojnë Bashën në orën 17:00, ndërsa gjatë paradites u takuan me Presidentin Nishani dhe kreun e Kuvendit Meta.

Më herët, gjatë fjalimit në çadrën e opozitës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sulmoi zyrtarët e huaj ndërkombëtarë, duke i akuzuar si të korruptuar dhe të bërë njësh me kryeministrin Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button