Bota

Siria “informohet” për sulmet e koalicionit

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se qeveria e tij po merr mesazhe nga koalicioni ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili po lufton militantët e Shtetit Islamik.

siria-ldquo-informohet-rdquo-p-euml-r-sulmet-e-koalicionit_hdAssad i ka thënë BBC-së se nuk ka pasur bashkëpunim direkt prejse kanë nisur sulmet ajrore në Siri, shtatorin e kaluar, porse palët e treta – në mesin e tyre Iraku – i përcjellin informacione.

Assad po ashtu ka mohuar se forcat qeveritare të Sirisë hedhin bomba fuçi në zonat që kontrollohen nga rebelët, duke vrarë mijëra civilë, transmeton Rel.

“Ne kemi bomba, raketa, plumba… nuk kemi bomba fuçi”, ka thënë Assad.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button