Kosova

Fajon: Vizat tashmë varen nga Kosova

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, Tanja Fajon, deklaron se pa miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi dhe pa luftimin e korrupsionit s’ka liberalizim të vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian.

Sipas saj, datën e heqjes së vizave tashmë e cakton Kosova.

“Pa u ratifikuar Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi nuk do të ketë kurrfarë progresi të mëtejshëm në liberalizimin e vizave në instancat evropiane”, tha Fajon për gazetën “Zëri” duke shtuar se këtij kriteri duhet t’i shtohet edhe konkretizimi i luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që procesi të rifillojë.

Eurodeputetja Fajon u shpreh se tani topi është në fushën e Kosovës. “Me votën e fundit në LIBE Parlamenti Evropian i ka dërguar mesazhe të qarta lidershipit kosovar se ata janë seriozë rreth liberalizimit të vizave për kosovarët”, tha Fajon.

Ajo shtoi se “vota e së hënës është jashtëzakonisht e rëndësishme”. “Komiteti përgjegjës në Parlamentin Evropian ka miratuar raportin tim për liberalizim të vizave për Kosovën. Ne i kemi dërguar një mesazh të qartë Kosovës që jemi të përkushtuar në këtë proces”, tha Fajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button