Kosova

Demarkacioni, Hahn: Nuk duam të lëmë çështje të pazgjidhura

Komisioneri për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, theksoi të premten se Kosovës i ishin vendosur 95 kushte, ndërsa deri tani ka përmbushur 93 prej tyre.

Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian ka gjasa të prezantojë një raport të fundit për Kosovën në maj të vitit që vjen dhe aty do të shihet se a do të ketë nevojë për një raport të dytë apo se çdo gjë ka përfunduar dhe të lajmërohet këshilli.

Mirëpo sa i përket përmbushjes së kushteve të mbetura Hahn theksoi se kjo është përgjegjësi e të gjithë politikanëve në Kosovë.

Hahn tha edhe se ka ende shumë për t’u bërë dhe se tani duhet të zbatohet legjislacioni, që nënkupton Gjykata Speciale dhe t’u shkohet në fund çeshtjeve në rastet e korrupsionit, pasi gjykata tani po merret me to dhe po arrihet të merren vendime, mirëpo gjithsesi duhet të ketë një luftë konstante kundër korrupsionit.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve se përse Kosovës i është vendosur kusht demarkacioni kur të gjithë e dimë se nuk ishte kushti i njëjtë edhe për vende të tjera të ish-Jugosllavisë siç është Kroacia,

Hahn u përgjigj duke thënë se “ne kemi mësuar nga gabimet e mëhershme dhe se nuk duam të lëmë çështje të pazgjidhura”. Veç të tjerash komisioneri Hahn tha edhe se të gjitha këto kushte nuk janë imponuar, por janë rezultat i një marrëveshje të përbashkët dhe se të gjitha këto duhet të realizohen. Hahn këto deklarata i bëri në një konferencë për shtyp në Bruksel së bashku me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politika të Jashtme Federica Mogherini dhe kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button