Kosova

Thaçi merr çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës

Në një ceremoni të veçantë në Universitetin publik të Tiranës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do ta merr në Tiranë çmimin “Doctor Honoris Causa” që iu ka ndarë që më 2012, për kontribut në lirinë e Kosovës.

tha-ccedil-i-merr-ccedil-mimin-ldquo-doctor-honoris-causa-quot-nga-universiteti-i-tiran-euml-s_hdFillimi i vitit 2015 për zëvendëskryeministrin, njëherësh Ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë me shumë punë, por edhe me dekorata.

Thaçi tashmë ka paralajmëruar se do ta shoqërojë Presidenten Jahjaga në Paris, ku liderët e botës të dielën do të marshojnë për të shprehur solidaritet me Francën pas sulmeve terroriste. Por, menjëherë pas kësaj vizite, Thaçi do të udhëton për në Tiranë ku do të ketë takime me tërë kreun e shtetit, nga Presidenti Nishani e deri tek Kryeministri Rama dhe homologu u tij Ditmir Bushati.

Burime nga Kryeministria shqiptare konfirmojnë se Hashim Thaçit iu ka përgaditur edhe një nder i veçantë, ai do të merr edhe një titull “Doctor Honoris Causa”.

Ceremonia në Universitetin e Tiranës, me rastin e dhënies titullit “Doktor Honoris Causa” të Zëvendës Kryeministrit Thaçi, do të mbahet në ditën e hëne me date 12 Janar.

Pasi të lexohet miratimi i kërkesës për këtë titull, akt i cili ka ndodhur që në vitin 2012, dy recensent akademikë do të mbajnë nga një fjalë rasti. Ata do te jenë Prof.Dr. Sezai Rrokaj dhe Prof.Dr. Petrit Bare.

Thaçi do ta merr titullin akademik “Doctor Honoris Causa” “Për kontribut te shquar në lirinë e popullit te Kosovës” si dhe për “reformat integruese drejt familjes euroatlantike”

Ky është çmimi i tretë “Doctor Honoris Causa” që merr Thaçi, më herët ka marrë edhe nga një universitet të diplomacisë në Gjenevë ku kanë fituar edhe shumë nobelistë botërorë, ndërsa vjet është nderuar edhe nga një universitet korean.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button