Bota

Biseda e çuditshme e menaxherit të Clinton: Zhdukje masive brenda 20 vjetësh

Menaxheri i fushatës së kandidates demokrate për presidencën amerikane, John Podesta, ka marrë një email nga një njeri që pretendon se punon për një organizatë të fshehtë kanadeze.

Autori i email-it, publikuar në faqen e WikiLeaks, quhet Ken Coffin dhe thekson se zhvendosja e polit magnetik të veriut mund të zhdukë të gjithë njerëzimin nga faqja e dheut brenda 20 viteve. Sipas tij, ai përfaqëson një “organizatë kanadeze që nuk ekziston” e ngjashme me DARPA (Agjencia e Projekteve të Kërkimeve të avancuara për Mbrojtjen, e krijuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për zhvillimin e teknologjive të reja për përdorim ushtarak.

“Besojmë se mund të bëjmë një botë më të mirë, më të lumtur dhe më paqësore, por kjo nuk do të jetë e mundur nëse jemi pranë një zhdukjeje masive”, thotë mesazhi.

“Kemi nevojë për ndihmë për shkak se poli magnetik i veriut po shkon drejt Ekuadorit”, thotë ai. “Poli magnetik është aktualisht në Siberi. Në 10 vjet do të jetë në Detin e Zi dhe brenda 20 vjetëve do të shkojë në Indonezi”, thotë ai.

Në fakt, polet magnetike kanë shkëmbyer pozicionet e tyre shumë herë gjatë jetës së planetit tonë. Sipas një hulumtimi të kryer së fundmi nga shkencëtarët amerikanë, fenomeni i ndryshimeve magnetike të Tokës përsëritet çdo 26 milionë vjet. Si rezultat i kësaj, rrezatimi kozmik arrin sipërfaqen e tokës duke shkaktuar kushte të pafavorshme për jetën.

E-maili, që duket si një shaka, gjithashtu argumenton se Qeveria e SHBA-së ka arritur një marrëveshje të fshehtë me një racë aliene pa informuar Qeverinë e Kanadasë dhe se vetëm jashtëtokësorët mund të shpëtojnë njerëzimin.
“Kërkojmë që të bëhen publike të gjitha kontaktet dhe marrëveshjet e nënshkruara nga e SHBA dhe alienët”, shkruan autori. “Duhet të dimë kush janë dhe me kë kemi të bëjmë. Cilat janë qëllimet e tyre? Janë armiqësorë apo jo? Mund t’i ndalojmë nëse është e nevojshme?”, pyet ai në email.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button