Bota

Tunizi, dënim me vdekje për terroristët

Parlamenti i Tunizisë ka miratuar vendosjen e dënimit me vdekje krimet terroriste, pavarësisht kundërshtimit nga grupet e të drejtave të njeriut dhe një moratoriumi prej një çerek shekulli të ekzekutimeve.

Votimi erdhi pas debateve treditore në Parlament për projektligjin që synon të përforcojë kompetencat për t’u përballur me kërcënimin e xhihadistëve pas sulmeve vdekjeprurëse të marra përsipër nga Shteti Islamik.

Sana Mersni, një deputet i partisë islamike, Ennahda, vuri në dukje me ironi se dënimi me vdekje nuk do të pengojë “terroristët të kryejnë sulme vetëvrasëse që më pas të shkojnë në parajsë”.

Presidenti Beji Caid Essebsi vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas sulmit të muajit të kaluar në një plazh, ku 38 turistë të huaj, shumica britanikë, u vranë nga një student. Ndërsa në muajin mars u vranë 21 shtetas të huaj dhe një polic në muzeun kombëtar të Tunizisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button