Politika

Meta uron homologun Veseli për pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar përmes një letre kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, me rastin e 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Meta i ka shprehur homologut të tij urimet më të ngrohta në emër të Kuvendit të Shqipërisë, duke e cilësuar ditën e sotme si një ditë të shënuar për të gjithë shqiptaret.

“Kombi ynë kujton me mirënjohje të thellë vizionarët, heronjtë dhe gjithë ata që sakrifikuan në të kaluarën, sakrificë së cilës duhet t’u përgjigjemi me përulësi dhe përgjegjshmëri politike për të ardhmen”, shkruan Meta në letrën e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button