Kosova

Sheshel themelon parti politike në Kosovë

Lideri i radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel, ka paralajmëruar formimin e një grupacioni politik në Kosovë, me anë të të cilit do të garojë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Ai ka thënë se këtë do ta bëjë për ta konkurruar grupacionin aktual më të madh politik të serbëve të Kosovës, Listën Serbe, transmeton lajmi.net.

Kjo sipas tij, shkaku se ata kanë devijuar nga përfaqësimi i interesave të serbëve të Kosovës, dhe nuk e gëzojnë besimin e tyre.
Grupacioni politik i Sheshelit do të quhet “Lista Patriotike Serbe”.

Sheshel me këtë rast ka thënë se duhet të jenë vet serbët ata që duhet të vendosin se kush duhet të jenë udhëheqësit e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button