Kosova

Mustafa në Graçanicë: Nuk kemi biseduar për Asociacionin e komunave serbe

Kryeministri Isa Mustafa vizitoi sot Komunën e Graçanicës, ku tha se Qeveria që ai drejton sheh arsye të mëdha që të përkrah këtë komunë dhe të investojë.

Po ashtu Mustafa, tha se qytetarët e Graçanicës duhet të kenë të drejtën e punësimit dhe të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Ai u pyet se si ndihet nën flamujt e Serbisë, por u përgjigj duke thënë se po viziton një komunë të Kosovës.

Mustafa gjatë vizitës në Graçanicë u prit nga kryetari i kësaj komune, Valdeta Kostiq.
Kryeministri tha se ne këtë takim ai me kryetarin e Graçanicës kanë biseduar për çështjet aktuale dhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës në kërkesat që ka Graçanica.

Mustafa tha se me kryetarin e komunës nuk ka biseduar për Asociacionin e komunave serbe, por vetëm për problemet që i përkasin zhvillimit të kësaj komune.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button