Politika

Euro-socialisti Stanishev: PS i mbijetoi regjimit autoritar të Berishës

Përmes një video-mesazhi, Kongresi u përshëndet nga Martin Schulz, president i Parlamentit Europian, i cili u ndal tek reformat.

“Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës përpara, por reformat janë ende për t’u bërë. Ju e dini që Bashkimi Europian është i gatshëm t’u ofrojë udhëzime për këto reforma”, thotë Schulz.

Po përmes një video-mesazhi, Tony Blair, ish-kryeministri britanik tha se Shqipëria është në duart të sigurta nën qeverisjen e socialistëve dhe me të ardhme të sigurtë në BE.

“Vendi po bën progres hap pas hapi dhe me marrjen e statusit të vendit kandidat mund të shohë përpara dhe të vazhdojë në këtë rrugë ndryshimi dhe reformash për një të ardhme në BE”, deklaroi Blair.

Ndërkohë, punimet e Kongresit po ndiqen nga afër edhe nga Sergei Stanishev, kreu i Socialistëve Europianë.

“E di që Partia Socialiste është një parti e fortë, me rrënjë të forta në Shqipëri, përndryshe nuk do të mund t’i mbijetonte regjimit autoritar të Sali Berishës”, tha ai.

Për Stanishev prova më e madhe e çdo partie është pushteti dhe PS po e kalon me sukses këtë provë duke mbajtur premtimet përmes reformave të rëndësishme të ndërmarra në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button