Kosova

Hoti flet me përfaqësuesit e BERZH për autostradën që lidh Kosovën me Serbinë

Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare në Londër sot zhvilloj takime bilaterale me zyrtarë të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ai diskutoi me përfaqësuesit e BERZH projektet në infrastrukturë, përfshirë edhe autostradën që lidh Kosovën me Serbinë.

Sipas komunikatës së ministrisë Ministri Avdullah Hoti në takim me përfaqësuesit e BERZH-it diskutoi edhe për mbështetjen nga BERZH-i dhe financimin e projekteve kapitale të Qeverisë, për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, me theks të veçantë projektin e hekurudhës.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për investimet e mundshme në linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Aeroporti i Prishtinës, si dhe për linjën hekurudhore Lindje, Fushë Kosovë – Merdare, ku ekipi i konsulentëve kanë filluar punën në disenjin detaj.

” Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua edhe për ndërtimin e rrugës Prishtinë – Pejë (Kijevë -Zahaq), ndërtimin e rrugës së re  Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. Ndërsa për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Merdare bisedat për këtë projekt ishin kryesisht informative dhe pritet që projekti të jetë një bashkëfinancim i BERZH, EIB dhe IPA fondet rajonale.

Me këtë rast zyrtarët e lartë të BERZH-it edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe gjithashtu shprehën zotimin e tyre për të përkrahur Kosovën sidomos në projektet të cilat janë prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe  mirëqenien e qytetarëve.”  thuhet në komunikatë.

Ministri Avdullah Hoti u takua me drejtoreshën për transport në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Sue Barret, me drejtorin e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor HolgerMuent dhe me drejtorin e Konstituencës të BERZH-it për Danimarkë, Lituani, Irlandë dhe Kosovë Ove Jensen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button