Kosova

Kryeministri Mustafa kërkon përkrahjen e mëtejshme të Italisë në proceset eurointegruese​

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njohu për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik e integrime evropiane. Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e Italisë, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Duke folur për hyrjen në fuqi të MSA-së, kryeministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Italisë edhe në proceset tjera integruese evropiane, duke përfshirë liberalizimin e vizave.

Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio, vlerësoi të arritjet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Italisë. Gjatë takimit u bisedua edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë dhe rajon

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button