roze

Katie Holmes dhe Luke Wilson flirtojnë…por në film

Kafja dhe cigarja kanë qenë një takim ideal për shumë gjëra në vitet ’90. Dhe pse jemi dy dekada më vonë, Katie Holmes dhe Luke Wilson po kënaqen më së miri, teksa flirtojnë në setin e filmit “All We Had” (Gjithçka që kemi) në Nju Jork.

Dy aktorët po filmojnë skenën ku karakterët e tyre bëjnë një pushim për një cigare të shpejtë dhe kafe.

Të dy duken të tërhequr në një bisedë intensive teksa Katie tymos cigaren. Për Katie, tashmë në rolin e nënës beqare, i duhet të luajë afër shtëpisë. Aktorja ka marrë kujdestarinë e vajzës 9-vjeçare, Suri, pas ndarjes nga Tom Cruise në 2012.

Ajo u përzgjodh për filmin “All We Had” në korrik 2014, një muaj pasi u publikua libri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button