Bota

Mbi 2 mijë vdekje brenda 24 orëve/ Thellohet bilanci tragjik në SHBA, shkon në 500 mijë numri i të infektuarve

502.876 është numri i të infektuarve në SHBA nga Covid-19.
Sipas një përditësimi nga Washington Post, shifrat zyrtare të ditës së premte regjistrojnë mbi 2000 viktima brenda 24 orëve. New York është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, ndërkohë që SHBA është vendi i dytë në botë për numrin e viktimave nga koronavirusi.
Sipas ekspertëve, java që do të vijë pritet të sjellë një numër të lartë vdekjesh, duke e cilësuar si pikun e tyre. SH.B.A. së shpejti mund të tejkalojë Italinë si vendi me vdekjet më te mëdha nga koronavirusi në të gjithë botën.
Ndërkohë numri i personave të shëruar ka shkuar në 27.314. Probleme ka edhe në spitale, pasi numri i shtretërve është shumë i vogël në krahasim me të infektuarit. E ngjashme situata është edhe me varret, ku autoritetet janë detyruar të procedojnë me varre masive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button