Politika

Refugjatët, Meta: Zgjidhja, jo të përballemi me krizën

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zgjedhur ta festojë Ditën e Verës në Gjirokastër, ku ka pasur edhe një takim me të rinjtë e LRI-së.

Pas takimit, Meta ka folur për krizën e refugjatëve dhe miratimin e draftit përfundimtar nga Komisioni i Venecias për reformën në drejtësi.

“Zgjidhja nuk është që Shqipëria të përballet me pasojat e krizës së refugjatëve, – tha Meta. – Do të bëjmë pjesën tonë, sipas mundësisë sonë me mbështetje të Europës. BE dhe SHBA t’i japin fund krizës në vendet e origjinës, ndonëse Shqipëria do të japë gjithnjë kontributin e saj. Reforma në drejtësi? Të gjitha palët kanë shprehur vullnet të qartë. Të gjithë kanë rënë dakord për standardet që në fund t’i përcaktojë Venecia, e cila ka sheshuar diferencat dhe qëndrimet”, – u shpreh Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button