Bota

Ufa-Liderët e BRICS-it miratojnë Bankën e Zhvillimit të Ri

kinaLiderët e BRICS-it gjatë Samitit Vjetor në qytetin Ufa të Rusisë kanë miratuar zyrtarisht Bankën e Zhvillimit të Ri (BZHR) të BRICS-it dhe Kontingjentin Rregullator të Rezervave, me një kapital prej 200 miliard dollarë amerikanë. Nëpërmjet një deklarate të publikuat pas Samitit, liderët e vendeve të BRICS-it ritheksuan forcimin e partneritetit, duke shtuar se Banka e Zhvillimit të Ri do të

shërbejë si një instrument i fuqishëm për investime në financimin e projekteve infrastrukturore dhe për zhvillimin e qëndrueshëm ntë projekteve të vendeve anëtare të BRICS-it si dhe vendeve të tjera në zhvillim. Banka pritet të miratojë projektet e saj inauguruese të investimeve në fillim të vitit 2016.

Duke iu drejtuar samitit, Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje vendeve BRICS-it për të ndërtuar një komunitet të fatit të përbashkët, duke forcuar bazën e bashkëpunimit dhe për të arritur begati të përbashkët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button