Politika

Gjosha: Për integrimin kërkohet reforma në drejtësi. Duhet maturi nga politika

Në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Integrimit, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha vuri edhe një herë theksin te rëndësia që ka reforma në drejtësi në procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

“Dy janë pikat kyçe në hapjen e negociatave: reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore. Reforma në drejtësi është më e rëndësishmja. Kjo kërkohet nga ne. Maturia e politikës shqiptare duhet të jetë më e madhe sesa sot”, tha Gjosha.

Në fillim të këtij muaji, Gjosha priti në një takim Sekretaren e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim të Suedisë, Ulrika Modeer. Në këtë takim u diskutua për ecurinë e reformave dhe 5 prioritet që Shqipërisë i janë dhënë për t’u plotësuar nga Komisioni Europian. Ministrja e Integrimit uroi që reforma më e rëndësishme, ajo e drejtësisë, të miratohet sa më shpejt në Parlament, në mënyrë që vendit tonë t’i hapet rruga e çeljes së negociatave me BE-në.

“Unë shpresoj shumë që gjatë muajve në vijim të kemi një dialog politik për reformën, miratim të saj në Parlament, sepse siç e kam thënë gjithmonë vendet anëtare dhe qytetarët shqiptarë presin që me anë të kësaj reforme t’i hapet rruga Shqipërisë për çeljen e negociatave, pse jo edhe brenda këtij viti”, deklaronte Gjosha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button