Politika

Përfundon numërimi, PD fiton bashkinë e Kavajës me 28 vota më shumë

Isa Sakja i Partisë Demokratike do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, në dy vitet e ardhshme.
Sakja ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë votash, vetëm 28 më shumë se kandidati i Partisë Socialiste, Dorian Murati.
Dy kandidatët, Sakja dhe Murati, ndoqën së bashku procesin e numërimit, në pesë kutitë e fundit dhe në përfundim shtrënguan duart me njëri-tjetrin.
Këto ishin zgjedhje të parakohëshme në Kavajë, për shkak të heqjes së mandatit të kryetarit të mëparshëm Elvis Roshit, nga ana e KQZ-së, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Kështu Sakja grumbulloi 11155 vota, Murati 11127 vota, ndërsa Maksim Kona i LSI-së 1960 vota. 698 vota u shpallën të pavlefshme

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button