Kosova

Projekti rus për Gjykatën Speciale; deputetët kosovarë informohen në OKB

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë njoftuar me draftligjin e Gjykatës Speciale që e ka hartuar Rusia, për t’u votuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nëse Kosova dështon ta miratojë atë.

Deputetë që e kanë parë projektligjin kanë treguar për Top Channel se ai është shqyrtuar në Komitetin e Pestë për Financat në Kombet e Bashkuara, ku është shqyrtuar kostoja financiare, në rast se gjykata themelohet nga Organizata.

Sipas deputetëve kosovarë, ky draft përmban në shumë kapituj termin “gjenocid”, ndërsa i gjithë ligji rifuqizon UNMIK-un dhe Rezolutën 1244.

Gjithashtu, sipas projekligjit, kjo gjykatë nuk ka afat kohor të veprimit dhe do të mbyllej me një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit, ku Rusia ka të drejtën e vetos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button