Politika

Meta për lirimin me kusht të Haradinajt: Duhet çliruar nga të gjitha akuzat e vjetra

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës franceze për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar, duke e çliruar Kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia.

Ramush Haradinaj, nënvizon Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur.

“AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë”, thuhet ne reagimin e shpërndare për mediat nga zyra e shtypit e Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button